Krerët e institucioneve të shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në fshatin Poklek, ku 24 vjet më parë u vranë më shumë se 50 persona.
Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë homazhe edhe në Çikatovë të Vjetër.
Në këto dy fshatra ushtria serbe ka masakruar, vrarë.
Pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, në mesin e tyre foshnje dhe pleq.