Ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai është pyetur për organizimin e LDK-së në tërësi, dhe në veçanti për LDK-në në Malishevë.
Media sjell bisedën e prokurorit me dëshmitarin 2:
Dëshmitari 2: Synimi i LDK-së ka qenë me kundërshtu sistemin e ish-Jugosllavisë. Ka fillu jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ka punuar dhe vepruar për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj të udhëhequr nga presidenti Rugova dhe institucionet e saj të asaj kohe.
Prokurori: Kush i drejtonte institucionet paralele?
Dëshmitari: Ka qenë qeveria e Kosovës, kryeministri Bukoshi dhe të gjithë ministrat e tjerë në atë kohë. Aty ku ka qenë Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, aty ka vepruar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Prokurroi: A ka pasur prani të LDK-së në Maliehvë nga vitit 1998 e në vijim?
Pas formimit në Prishtinë, është formuar në Malishevë Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i parë i LDK-së në Malishvë ka qenë Isni Kilaj.
Prokurori: Si ishte strukturuar LDK-ja në Malishevë?
Dëshmitari 2: Nënkryetarë e LDK-së, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë. Në kryesi kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithësej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë.
Kush e përkrahte LDK-në duke filluar nga vitet e 90-ta?
Qytetarët e Kosovës.
Prokurori: Çfarë etnie kishin?
Dëshmitari 2: Shqiptarët.
Prokurori: Sa e njohur ishte LDK-ja në vitet 90-ta?
Dëshmitari 2: Ishte shumë e njohur. Nga një pjesë e madhe e pjesës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë. Parti e madhe e njohur nga qytetarët e saj por edhe më larg.
Prokurori:A ka pasur zgjedhje në të cilat ka marrë pjesë LDK-ja në vitet 90?
Dëshmitari 2:Zgjedhjet janë mbajt në nivel vendi, zgjedhjet partiake. Zgjedhjet e tjera i kemi mbaj në vitin 1992. Parlamentare dhe presidenciale.
Prokurori: Kur jeni bërë anëtar i LDK-së?
Dëshmitari 2: Në vitin 1992. Dhe jam ende aty.