Dëshmitari i dytë: Ushtarët e UÇK-së më kërkuan që të tërhiqesha nga LDK-ja, unë refuzova

Aktuale

Dëshmitari i dytë: Ushtarët e UÇK-së më kërkuan që të tërhiqesha nga LDK-ja, unë refuzova

Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Dëshmitari 2 ka vazhduar me dëshminë e tij në rastin e krerëve të UÇK-së.

Ai ka folur për raportet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka thënë se UÇK-ja nuk e njihte ish-presidentin Rugova.

Madje, dëshmitari tha se atij ia kanë kërkuar që të largohet nga LDK-ja kur e kanë kuptuar se ishte pjesë e kësaj partie.

Media sjell bisedën e prokurorit me dëshmitarin:

Prokurori: Kur objektivat e UÇK-së dhe LDK-së duke filluar nga 1998, a filluan të harmonizohen?

Dëshmitari: Po. Nuk ishin bash të mira marrëdhëniet, edhe pse një pjesë e madhe ishim të kyçur në UÇK. Nuk kanë qenë edhe bash raportet si me thanë të shëndosha, të mira. UÇK-ja vazhdimisht bënte presion që LDK-ja ta pushonte aktivitetin e vet.

Prokurori: Kush e ushtronte këtë presion?

Dëshmitari: E ushtronte drejtoria politike në kuadër të UÇK-së.

Prokurori: UCK-ja e a e njihte presidentin Rugova?

Dëshmitari: Jo.

Prokurori: A vazhduat të ishit anëtar i LDK-së edhe kur u kyçët në UÇK?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: Më herët dëshmuat për institucionet paralele. A mësuat nëse kishte anëtar të tjerë të UÇK-së që i njihnin këto institucione,

Dëshmitari: Po, ka pasur edhe ushtar edhe shtab që i ka njohur institucionet e republikës së Kosovës. Edhe pse kam qenë pjesëtar i UCK-së, kam qenë në LDK, kam punuar dhe kam vepruar në çfarë është dashtë.

Prokurroi: A e dinin ushtarët se ti ishe në LDK dhe si kanë reaguar?

Dëshmitari: Kanë kërkuar mu tërheqë mirëpo nuk jam tërhek sepse e kisha autoritetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat