Veton Berisha ka thënë se përfaqësimi i minoriteteve në institucionet në Kosovë është i kënaqshëm dhe premton shumë.
Ai ka thënë se në qeverinë e fundit, komunitetit egjiptian të cili i takon edhe ai, i është besuar një ministri me shumë përgjegjësi, sikur ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Gjithsesi ai tha në T7 se shpesh ministri në fjalë, Elbert Krasniqi, heziton të tregojë përkatësinë e tij etnike.
“Shpeshherë heziton të tregoj që është egjiptian. Nëse e shikoni në faqen zyrtare, nuk figuron askund”, tha ai.