Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka shtuar iftar për kryetari e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Hyseni ka treguar se pjesë e bisedave ka qenë edhe kthimi i LDK-së si parti e parë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi t'i kemi për iftar Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku dhe Nënkryetarin e LDK-së dhe Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri .
Në shoqërinë e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve shumëvjeçar të LDK-së në Llap, Visar Hoti e Hasan Ajeti, diskutuam me Kryetarin Abdixhiku dhe Nënkryetarin Muhaxheri për rikthimin e pashmangshëm të LDK-së në krye të Llapit dhe të Republikës së Kosovës.
Pas iftarit, siç e do tradita në Llap, pijmë nga një çaj te z. Bahri Hoti, i cili me tash e sa dekada shërben çajin më të mirë në Llap e Kosovë.