Zeqiri: Në Çabër nuk mendoj që do të ketë probleme në zgjedhje

Aktuale

Zeqiri: Në Çabër nuk mendoj që do të ketë probleme në zgjedhje

Më: 18 prill 2023 Në ora: 07:25
Izmir Zeqiri

Izmir Zeqiri, kandidat i PDK-së për kryetar komune në Zubin Potok vlerëson se ka sinjale që mund të krijohen probleme në ditën e zgjedhjeve në veri.

Ai përmend djegien e veturave të serbëve por edhe deklarimet e shumicës serbe.

“Ka shumë të panjohura në këso rrethanash sepse shumica serbe jo vetëm që i bojkoton por në një formë edhe insiston që të ketë probleme, siç është djegia e veturave mandej do propaganda që këto zgjedhje gjoja janë kryekëput kundër serbëve. Janë gjana dhe shenja që mund të krijojnë problem në proces e sipër mirëpo ne jemi duke punuar për të dalë në zgjedhje, përderisa Qeveria të merr ndonjë vendim ndryshe”, ka deklaruar ai.

Sipas Zeqirit, në fshatin Çabër ka mundësi që të votojnë edhe serbët edhe shqiptarët dhe nuk beson që mund të ketë problem në ditën e zgjedhjeve.

“Incidentet mund të ndodhin në qendrat me banim të shumicës serbe meqenëse për këtëo duhet të kenë informacion organet e sigurisë. Tanimë po flas për trevën ku jetoj, banjo dhe veproj në fshatin Çabër dhe është një qendër më e madhe e votimit. Sa i përket qendrës për të cilën po flasim këtu, në një qendër ku mund të votohet, besoj që këtu njëherë ka ndodh që janë hap dy qendra. Mund të votojnë edhe serbët edhe shqiptarët dhe për këto qendra nuk mendoj që mund të ketë problem ashtu siç nuk ka pasur kurrë njëherë. Por s’është e thënë që në krejt territorin e komunës se mund të jetë kësisoj”, ka deklaruar Zeqiri në InfoNata.

Zeqiri nuk beson se do të ketë dalje të madhe të serbëve në këto zgjedhje.

“Përgjigje e vogël, shumë e vogël apo mos të them fare do të jetë nga ana e palës shumicë serbe meqenëse po shihet. Sot e dëgjova se krerët e Serbsië e lansuan një propagandë se këto zgjedhje janë kryekëput kundër serbëve në këtë drejtim, por nuk është asisoj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat