Grupi më i madh i deputetëve në Parlamentin Evropian i “Partive Popullore Evropiane” ka bërë me dije se si grup e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën jo vetëm që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash, por gjithashtu forcon lidhjet mes BE-së dhe Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i “EPP”-së.
Sot në Parlamentin Evropian pritet t’i jepet drita jeshile procesit të liberalizimit.
🇽🇰 The @EPPGroup supports granting Kosovars visa-free travel in the EU!
— EPP Group (@EPPGroup) April 18, 2023
“Visa liberalisation for #Kosovo not only ensures that the whole Western Balkan region is under the same visa regime, but it also strengthens the ties between the EU and Kosovo”, says @vinczelorant. pic.twitter.com/fMr4eebv4I
Qytetarët nga 1 janari 2024 do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.