Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm nga data 1 janar 2024.
Derisa ka treguar se do të marrë pjesë në nënshkrimin e këtij vendimi.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024.
Votimi i fundit, final mbi liberalizimin e vizave, kaloi pozitivisht nga Parlamenti Evropian.
Ditën e nesërme, do të udhëtoj drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të këtij vendimi.
Pritjet e gjata e të shumta mbaruan e tashmë lëvizja e lirë do të jetë realitet.