Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovës, pasi Parlamenti Evropian unanimisht miratoi liberalizimin e vizave për qytetarët.
Haradinaj ka thënë se tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.
“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Evropian, që sot hoqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën!
Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses.
Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka shkruar ai.