Krasniqi për liberalizimin e vizave: Vendim i merituar edhe pse shumë i vonuar

Aktuale

Krasniqi për liberalizimin e vizave: Vendim i merituar edhe pse shumë i vonuar

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:05
Memli Krasniqi

Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas votimit të sotëm të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Krasniqi tha se ky vendim është i merituar dhe i mirëseardhur, pavarësisht që sipas tij, është  shumë i vonuar.

“Vendimi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse shumë i vonuar, është mëse i merituar e i mirëseardhur. Prandaj, para se gjithash, sot urimet i meritojnë qytetarët tanë. Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më pare”, shkroi Krasniqi.

Ndryshe përmes një seance plenare, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat