Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian.
Ai ka thënë se kjo ditë është e paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Tutje Abdixhiku ka thënë se ka qenë një trajtim i padrejtë më në fund e sheh fundin.
“Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.