Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka uruar qytetarët për vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky proces për Kosovën ishte kthyer në një proces politik.
“Qershor 2012-prill 2023! Afërsisht 11 vite deri te vendimi final për liberalizimin e vizave. Edhe pse në teori ka qenë terêsisht proces teknik, në praktike është kthyer në proces politik!
Sidoqoftë, urime dhe faleminderit secilit zyrtar publik që ka punuar dhe kontribuar në këtë proces, e këtu dallimin e ka bërë Demush Shasha Shampanjat i hapni nesër! Gëzuar”, ka shkruar Miftaraj.