Vizave/ ambasadori i Kosovës në Bruksel jep detaje për procesin

Aktuale

Vizave/ ambasadori i Kosovës në Bruksel jep detaje për procesin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:50
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami e ka cilësuar si ditë të mirë për Kosovën miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Parlamenti Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

”Faleminderit të gjithë eurodeputetëve që miratuan liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nënshkrimi i vendimit është planifikuar për nesër. Procesi përfundon me publikimin në Gazetën Zyrtare të BE-së. Udhëtimi pa viza fillon nga data 01.01.2024”, ka shkruar Bajrami në Twitter, të martën.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që i nënshtrohet regjimit të vizave.

Deri në këtë rezultat ishte një proces shumë i gjatë që kaloi dekadën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat