Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka qenë proces i zgjatur padrejtësisht për qytetarët e Kosovës, të cilët sipas saj janë mbajtur peng gjatë si rrjedhojë e sjelljeve të të tjerëve.
“Një proces i padrejtësisht i zgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës përfundoi sot me miratimin final nga Parlamenti Evropian për lëvizjen e lirë pa viza për qytetarët e Republikës tonë.
Trajtimi i stërzgjatur i procesit për Kosovën nuk duhet të jetë shembull në procesin e integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.
Qytetarët e Kosovës u mbajtën peng padrejtësisht kaq gjatë, më pak si rrjedhojë e veprimeve të tyre, dhe më shumë si pasojë e sjelljeve të të tjerëve”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.