Ky ambasador i gëzohet lajmit për liberalizim të vizave, e lëvdon Qeverinë Kurti

Aktuale

Ky ambasador i gëzohet lajmit për liberalizim të vizave, e lëvdon Qeverinë Kurti

Më: 18 prill 2023 Në ora: 17:22
Olivier Guerot

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i është gëzuar lajmit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për Kosovën është një rezultat i bukur për qytetarët që ka ardhur falë masave të marra nga Qeveria e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, ka shkruar Guerot në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë, se Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat