Sveçla: Alshiqi me pesë zyrtarë të MPB-së sot janë pezulluar nga detyra

Aktuale

Sveçla: Alshiqi me pesë zyrtarë të MPB-së sot janë pezulluar nga detyra

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:01
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiqi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.

Këtë njoftim Sveçla e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra”.

“Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat