Edita Tahiri: Kosova plotësoi kushtet për liberalizimin e vizave dhjetë vjet më parë

Aktuale

Edita Tahiri: Kosova plotësoi kushtet për liberalizimin e vizave dhjetë vjet më parë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:45
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas liberalizimit të vizave të Kosovës.

Tahiri, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka vënë në pah vonesën për liberalizimin e vizave, gjegjësisht për dhjetë vite.

Ish-diplomatja, pas kësaj vonese, ka shprehur skepticizëm për anëtarësim të përshpejtuar në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kosova plotësoi kushtet për liberalizimin e vizave dhjetë vjet më parë, BE-ja më në fund vendosi sot. Me këtë trend është i largët anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë BE-në”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat