Eurodeputetja gjermane: BE s’ka shumë merita për liberalizimin, të gjitha qeveritë punuan për këtë arritje

Aktuale

Eurodeputetja gjermane: BE s’ka shumë merita për liberalizimin, të gjitha qeveritë punuan për këtë arritje

Më: 18 prill 2023 Në ora: 21:10
Viola von Cramon

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dhe se tani asgjë nuk mund ta zvarrisë më këtë proces.

Ajo ka folur pas votimit të sotshëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2024.

Duke folur për televizionin, von Cramon ka thënë se rezultati i arritur sot është arritje e qeverive të ndryshme, megjithatë ajo ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka shumë merita.

“Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen”, ka deklaruar von Cramon.

Eurodeputetja ka deklaruar se nuk do t’ia jepte meritat e liberalizimit një qeverie të caktuar. Ajo ka thënë se të gjitha qeveritë e kanë bërë punën e tyre.

“Kështu që nuk do ti jepja merita vetëm për një Qeveri të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë”, ka theksuar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat