Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kelmendi ka kritikuar Evropën për mos liberalizimin e deritanishëm, duke thënë se kjo është poshtërsia më e madhe dhe një njollë e pashlyeshme e Evropës, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij i plotë:
Kësaj i thonë të gëzohesh pas mohimit të një të drejte themelore njerëzore, siç është lëvizja e lirë.
Të gëzohesh pas diskriminimit dhe pas përbuzjes para dyerve të ambasadave.
Mosliberalizimi i deritashëm i vizave ndaj Kosovës është poshtërsia më e madhe që u është bërë qytetarëve të Kosovës deri tash.
Marrja e Evropës! Njolla e pashlyeshme e Evropës!