Liberalizimi i vizave, Begaj: E drejta e Kosovës u legjitimua në familjen evropiane

Aktuale

Liberalizimi i vizave, Begaj: E drejta e Kosovës u legjitimua në familjen evropiane

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:44
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar lajmit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në llogarinë e tij në Twitter, Begaj ka thënë se drejta e Kosovës u legjitimua në familjen evropiane ku përket.

“Urime Kosovë!

Me nënshkrimin e sotëm, e drejta për liberalizim vizash për qytetarët e Republikës së Kosovës u legjitimua në familjen evropiane të cilës i përket”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat