Sërish kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Aktuale

Sërish kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:50
Aeroporti i Prishtinës

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pranuar sërish një kërcënim me bombë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, tha Gara.

Ndërkohë, kërcënim të njëjtë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se kërcënimi ishte i rremë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat