Ish-i dënuar nga Gjykata në Serbi, Petrit Dula ka treguar eksperiencën e tij gjatë qëndrimit dyvjeçar të tij në burgun në Serbi pas dënimit për krime lufte nga kjo e fundit.
Dula ka thënë se pasi kishte treguar se ishte shqiptar, të burgosurit në qeli me të kishin kërkuar që Dula të largohej nga qelia.
“7 ditë ndejta vetëm puna e pandemisë…po prezanothna me emër. Më pyetën nga je, thash i Kosovës. Me çka ngarkohesh? Thash për krime lufte. Tha: Na me flejt me ty a? Na me ngrënë bukë me ty? Ti e ke bërë këtë, atë..ne nuk rrimë me këtë thanë dhe e thirrë gardianin. I thonë ‘zotëri, unë jam për këtë arsye…unë me ndejt me shqiptarin?Ky k abo krime të luftës! Jo nuk bën. Merrre dërgoe…Guardiani ishte i informuar me rastin tim se nuk isha Petriti, folën 45 minuta dhe tha e kryen këtë punë. Më tha “Hej shqiptar, ti nuk ke diçka me Serbinë? Thash jo. Nuk ke bo krime me popull? Thash jo…”Rri”, tha se më “mirë nuk na duhen”, tregon Dula.
Ky i fundit tregon se emrat e personave në një qeli me të njiheshin vetëm me pseudenime. Për të njëjtit, Dula tregon se kishin presione nga qelitë e tjera.
“I bëjke presion ai i dhomës tjetër. ‘Qysh po mundesh me flejt me shqiptarin?.. a e din çka na kanë bërë në vitin ‘99”…Edhe tash ishte 30 vjet i dënuar dhe më thoshte, “Shqiptar, jo Petrit, me të vra ty kur dal në shëtitore, dal si hero se a pe sheh atë? Ai e ka vra shqiptarin…unë të vras e nuk më duket asgjë”, ka deklaruar Dula.
Ai rrëfen se ndonëse i gjithë vendi ishte në monitorim, pjesa më e vështirë mbetej koha në shëtitore ngase aty, ishte me të gjithë të burgosurit. E jo më e lehtë mbetej edhe koha në qeli.
“Ata ishin të dënuar për vrasje, edhe shëtitore kur dilshimj, e kishin atë bindjen se shqiptarë…nuk kishe krahë… ishte arsyeja se isha shqiptar dhe i dënuar për krime lufte. Nuk mundesha as të pushojë, ishte ngarkesa më e madhe psiqike… në dhomë me të burgosurit ishte problemi më i madhi."