Deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, ka thënë se zgjedhjet në veri nuk ka pasur kuptim më të shtyhen.
Sipas saj, shtyrja do të ishte kthim mbrapa dhe se po shihet që Serbia nuk është e interesuar për të zbatuar marrëveshjet për mos ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
“Ne nuk duhet të kthehemi mbrapa. Më nuk ka arsye as nga ndërkombëtarët të kërkohet shtyrja dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhë këtë herë. Ne herën e parë jemi dakorduar dhe për hir të proceseve dhe marrëdhënieve të mira me aleatët tanë të bëjmë në shtysë, por që kjo nuk mund të jetë pambarim dhe tu shkojë për shtati interesave të cilat kanë serbët.
Ujkani ka thënë se të gjithë mekanizmat shtetëror janë duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
“I gjithë mekanizimi shtetëror është duke u munduar që kjo ditë të kaloj pa incidente dhe të ketë një proces të rregull. Siguria do të jetë më e lartë sepse ne po shohim që nga Beogradi që të mos mbahen zgjedhjet”, ka thënë Ujkani.
Zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe pritet të mbahen më 23 prill.