Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.
Në një cicërimë në Twitter, thuhet se Ziadeh e mirëpret miratimin e Parlamentit Evropian për vizat.
“Kjo do të lehtësojë udhëtimin dhe shkëmbimin e njerëzve për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Ziadeh.
Në Strasburg sot është nënshkruar vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Sowall, ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë.