Të martën, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. E më këtë rast, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshëm se çka lejon ose jo, lëvizja e lirë në zonat Schengen.
Ndërsa, sa i përket sistemit ETIAS, Ujkani bëri të ditur se nga puna që institucionet e Kosovës po bëjnë, ky proces është duke rrjedhur në proces të përshpejtuar.
“Ky proces ka filluar kur të gjitha partitë tjera politike kanë qenë në pushtet, tërë kohën kanë dhënë data përfundimtare se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave. Duhet ta kemi parasysh edhe qasjen e politik bërjes, sepse i kemi pasur shumë vende të BE-së që e kanë njohur Kosovën, por ndërkohë kanë qenë shtetet kryesore me skepticizmin më të madh ndaj Kosovës. Unë besoj që qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se çka përfshin procesi i liberalizimit të vizave, se çka iu lejon e çka jo lëvizja e lirë në zonat Schengen. Duhet të gëzohemi që së fundmi ka një riformatim të madh të sistemit të teknologjisë informative brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Nga puna e madhe që po bëhet nga institucionet tona, shohim që është duke rrjedhur në një proces të përshpejtuar”, deklaroi Ujkani në emisionin “Ditari”.
E pyetur se a do të ketë më telashe me mungesë të materialit për dokumente personale, Ujkani tha se në këtë aspekt do e shtojnë kujdesin ende më shumë, derisa vlerësoi se nuk do të ketë më probleme të tilla.
“Nuk ishte një pasqyrë e mirë për shtetin tonë që mos të kemi material për tu pajisur me pasaporta e dokumente tjera”, theksoi Ujkani.
Ndërkaq, se a do të jenë të gjata proceset për anëtarësim të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare, ashtu sikur procesi i liberalizimit të vizave, Ujkani u shpreh mjaft pesimiste që kohëzgjatja nuk do të jetë e njëjtë