Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström të enjten do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet nga homologia Donika Gërvalla-Schëarz.
Ministri suedez pritet të mbërrijë në aeroportin “Adem Jashari”, në orën 13:00, dhe më pas do të zhvillojë takimin me Gërvallën, njofton MPJD.
Pas takimit të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media e cila pritet të nisë nga ora 14:25.
Suedia deri në qershor është kryesuese e presidencës së BE-së.