Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas Rukiqit, rasti aktual në KEK paralajmëron shpërfaqjen masive të korrupsionit të Qeverisë Kurti.
“Disa fjale për aferën korruptive ne KEK: 3.4 milionë tender i negociuar dhe i nënshkruar, brenda 4 dite, me një biznes individual. Vonesa te qëllimshme ne remontin e Termocentralit “Kosova A”, për të trashur xhepat e Martin Berishajt, nga rritja e paparashikuar e importit te energjisë elektrike. Rasti korruptiv në KEK është vetëm një nga rastet e zbuluara, qe paralajmëron shpërthimin dhe shpërfaqjen masive te korrupsionit te kësaj qeverisje. Martin Berishaj vazhdon te mbetet Ambasador i Kosovës në një vend te Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në zyrat e KEK-ut me urdhër të Prokurorisë, me ç’rast është arrestuar drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.