Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar pas bastisjes së Policisë së Kosovës në KEK dhe arrestimit të kryeshefit, Nagip Krasniqi.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se korrupsioni në KEK është vetëm maja e icebargut të një skeme priamidale të mafisë energjetike.
“Kjo që pamë sot me Drejtorin e KEK-ut njëherësh zyrtar i lartë i VV-së është vetëm maja e icebergut e një skeme piramidale të mafisë energjetike”, ka shkruar Çitaku.
Tutje, ajo kishte disa fjalë edhe për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar se është i përfshirë në një skandal të madh korrupsioni.
“Binomi Martin - Nagip janë fytyra përfaqësuese e kësaj qeverie”, tha ajo.