Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka shkruar në Facebook pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka abuzuar detyrën e tij zyrtare.
Ai iu drejtua qytetarëve se a mbajnë mend sloganin e LVV-së kur ishin në opozitë që thonin se “me hajna, me hajna, nuk ka shtet”.
“Mos u befasoni ky është vetëm fillimi. Këta me ren kanë me u korit me fun. Në intervistimin në komisionin hetimor, ky na thoshte që ligjin e interpretoj vet, nuk kam nevojë për rekomandimet e sugjerimet e ZRRE!”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë:
A e mbani mend slloganin:
“ Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”?!
Mos u befasoni ky është vetëm fillimi. Këta me ren kanë me u korit me fun.
Në intervistimin në komisionin hetimor, ky na thoshte që ligjin e interpretoj vet, nuk kam nevojë për rekomandimet e sugjerimet e ZRRE!.
Kogja djalë kapadai dukej. E tash qenka trembur nga prezenca e madhe policisë dhe paska kërku tretman në QSKUK.
Gajret burrë!