Mehmeti: Zgjedhje planifikohen të mbahen nëpër stacionet e policës së Kosovës

Aktuale

Mehmeti: Zgjedhje planifikohen të mbahen nëpër stacionet e policës së Kosovës

Më: 19 prill 2023 Në ora: 21:02
Murat Mehmeti

Murat Mehmeti, ish-hetues i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ka folur për situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës në prag të zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se strukturat paralel serbe kanë mekanizma për të penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Zgjedhjet me siguri mund të mbahen [Kosova i ka kapacitetet]. Mekanizmat me i pengu[ato] i kanë të ndërtuara strukturat[paralele] të veriut të cilat ende funksionojnë. Strukturat që janë të dirigjuara nga [presidenti i Serbisë, Alekdandar] Vuçiq”, ka thënë Mehmeti.

Më tej Mehmeti ka thënë se shkollat nuk do të jenë qendra të vendvotimit, pasi nuk janë lejuar që objekte shkollore të shfrytëzohen.

“Zgjedhje planifikohen të mbahen nëpër stacionet e Policës së Kosovës sipas asaj që dëgjohet, ose do të improvizohet diçka nëpër oborre të stacioneve policore në disa qendra”, ka paralajmëruar ai.

Më tej ai ka thënë se besimi i serbëve lokal në Listën Serbe ka rënë dhe se Beogradi është duke bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat