Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar eurodeputetët aktualë dhe ish-deputetët, që sipas saj kanë qenë avokatët më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovës.
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar BE-në që ka qenë zëri i popullit të Kosovës.
“Për të gjithë eurodeputetët aktualë dhe ish-deputetë që kanë qenë avokatët më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovën:
Faleminderit! Faleminderit që jeni zëri i popullit të Kosovës në Parlamentin e BE-së”, ka shkruar presidentja, duke e përmendur Ulrike Lunacek, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Viola VOn Cramon, Thijs Reuten, Ilhan Kyuchyuk.