Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se Kurti po e përdor “Luftën” anti-korrupsion si mjet për të sulmuar kundërshtarët politik.
“Kur vite më herët patëm thënë se “lufta” anti-korrupsion është veç mjet i Albin Kurtit për të sulmuar kundërshtarët politik, na thoshin “e keni personale dhe nga inati”. Por sot arrestimi i drejtorit KEK-ut, që është militant e anëtar i VV-së, na dha plotësisht të drejtë”.
“Nuk është problemi vetëm që u arrestua një njeri i Vetëvendosjes dhe mik i ngushtë i Besnik Bislimit, por se askush nga VV sot nuk u mburr me luftën kundër korrupsionit. Nuk rrahën gjoks të na tregojnë se si nuk ka më keqpërdorim e korrupsion. Ashtu siç bëjnë sa herë që ndodh ndonjë aksion policor ndaj dikujt që s’është në VV”, ka shkruar Molliqaj.