Dejona Mihali, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut: Do të shihni shumë urdhra nga Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt

Aktuale

Dejona Mihali, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut: Do të shihni shumë urdhra nga Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:39
Dejona Mihali

Koordinatorja e Komiteteve, Dejona Mihali ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut.

Mihali ka paralajmëruar edhe shumë urdhra të tjera nga Prokuroria Speciale.

Ajo ka sulmuar prokurorin Blerim Isufaj, i cili nuk është dekretuar as pas një viti nga Presidentja e vendit si kryeprokuror.

Postimi i plotë i Mihalit:

Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.

Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.

Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim.

Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza.

Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT. Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur.

Kosova SHTET I SË DREJTËS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat