Arrestimi i drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi përveç reagimeve të shumta në vend, ka ngjallë reagime edhe më larg.
Ish-kryeministri slloven Janez Jansha, ka shkruar në Twitter, duke e cilësuar gjithë aksionin e Policisë së Kosovës dhe arrestimin e Krasniqit, si rezultat i zbulimeve të bëra në rastin Berishaj- GEN- Golob.
“E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj - GENI – presidentit Golob,”-ka shkruar Jansha.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, tashmë gjendet prapa grilave, i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.