Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
Ajo, ka shkruar se kauzat artficiale e të rrem gjithmonë përfundojnë me dështim.
Sipas saj, prandaj sot partia në pushtet denigron institucionet e drejtësisë në përpjekjen për t’i dalë në mbrojtje njeriut të tyre në KEK, të prangosur për korrupsion dhe konflikt interesi.
Postimi i saj i plotë:
Kauzat artificiale e të rreme gjithmonë përfundojnë me dështim, por qytetarët janë ata që paguajnë tagrin.
Prandaj sot partia në pushtet denigron institucionet e drejtësisë në përpjekjen për t’i dalë në mbrojtje njeriut të tyre në KEK, të prangosur për korrupsion dhe konflikt interesi.
Drejtësia selektive është reforma aq e propaganduar e tyre në drejtësi, sepse për të gjitha çështjet e trumbetuara në opozitë, përditshmëria do t’na përplas fytyrës farsën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qëllimin e vetëm të saj, PUSHTETIN.
Kjo Qeveri po synon t’ia përshtat politikës së saj populliste edhe drejtësinë.
Por drejtësia selektive lëkund themelet e funksionimit të shtetit e demokracisë. Dhe qytetarët e Kosovës nuk do ta lejojnë këtë!