Pasi e porositi Vuçiqin t’i vë sanksione Rusisë, kryediplomati suedez vjen në Kosovë, do të takohet me Kurtin

Aktuale

Pasi e porositi Vuçiqin t’i vë sanksione Rusisë, kryediplomati suedez vjen në Kosovë, do të takohet me Kurtin

Më: 20 prill 2023 Në ora: 11:57
Tobias Billstrom

Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Tobias Billstrom vjen sot në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti do ta presë kryediplomatin suedez në takim në orën 15:35, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

Billstrom dje ishte në Beograd, dhe pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit u ankua se ai e kishte porositur që t’i vë sanksione Rusisë.

“I kuptuam porositë e Suedisë, që duhet t’i vendosim sanksionet Rusisë. Ne jemi shtet i pavarur, dhe në përputhje me këtë edhe do të marrim vendim. Edhe njëherë e falënderoj për sinqeritetin dhe bisedën e hapur, që është e vetmja mënyrë që t’i dëgjojmë dhe kuptojmë argumentet e njëri tjetrit”, tha Vuciq.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Vuçiq kryesisht u ankua për mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat