Kurti foli pasi opozita lëshoi sallën, por ata u kthyen për t’u ballafaquar

Aktuale

Kurti foli pasi opozita lëshoi sallën, por ata u kthyen për t’u ballafaquar

Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:01
Albin Kurti

Pasi opozita ka lëshuar sallën, fjalën e ka kërkuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të folur lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.

Kurti “sulmoi” sistemin e drejtësisë në vend. Por edhe opozitën duke i kritikuar se kanë ikur nga salla e kuvendit sepse nuk duan debat.

“Opozita iku sepse nuk e donë debatin” – tha Kurti.

Pas përfundimit të  fjalës së tij, opozita u kthye në kuvend.

Arben Gashi i replikoi duke i thënë se bëri monolog sapo doli opozita nga salla.

“Vazhduat me mashtrime”, tha ai.

Deputeti Gashi i tha kryeministrit Kurti se sulmoi drejtëinë dhe se i njëjti ka tentuar ta kap sistemin prokurorial e gjyqësor.

Po ashtu deputeti Gashi tha se në qeverisjen Kurti janë emëruar 100 gjyqatarë e 29 prokurorë.

“Pasi që kryeministri e pa që nuk jemi këtu e filloi një monolog mashtrimi, edhe pse me votë e refuzoi debatin. Kryeministtit po ja them disa fakte, e para prokuroria nuk mundet me ngritë akuza në bazë të AKI-së, sa për kapjen e sitstemit të drejtëisë, nga rreth 450 gjyqtarë në qeverisjen tuaj janë emëruar 100 gjyqtarë, 23 janë emëru në janar, 29 në prill, 48 gjyqtarë në korrik, prej rreth 210 prokurorëve janëe emëru në qeverisjen tuaj 29 prokurorë, më shumë asnjëherë për një kohë kaq të shkurtë”, tha Gashi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat