Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, reagon Rron Gjinovci: A u mushë mend Albini?

Aktuale

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, reagon Rron Gjinovci: A u mushë mend Albini?

Më: 20 prill 2023 Në ora: 17:24
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, e ka përkrahur kryeministrit Albin Kurti, i cili po e mbron drejton e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti tani po vepron ndryshe nga si ka vepruar me ish-këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi, të cilin e kishte liruar nga detyra në Qeverinë Kurti I.

“Në mënyrë shumë ma skandaloze ia patën sulmu Shkëlzen Gashin, krejt me keqinformim dhe shpifje. Ishte i bindun vet që Shkëlzeni nuk kishte asnjë kokërr faji. Megjithatë ua pat dorëzu me dorë të vet. E liroi nga detyra.

A u mushë mend që nuk bon me i dorëzu njerëzit e tu kur je i bindun që s'kanë asnjë faj, apo thjesht po e manifeston fuqinë e vet si Kryeministër i 50.2%-shit? Mbetet me u pa”, ka shkruar Gjinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat