​Lajçak takohet me komandantin e KFOR-it, informohet për sigurinë në veri të Kosovës

Aktuale

​Lajçak takohet me komandantin e KFOR-it, informohet për sigurinë në veri të Kosovës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:08
Foto nga takimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Ristuccia.

Lajçak në postim në Twitter ka thënë se është informuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“Jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer të reja në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë.

Jam falënderues për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për informatat e vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat