Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në emisionin Pressing se opozita është dashur të lëshojë sallën në momentin kur kryeministri Albin Kurti tha se Blerim Isufaj nuk do të emërohet kryeprokuror.
Limaj tha se Kurti ka shkelur Kushtetutën me këtë deklaratë dhe se opozita duhet të reagonte.
“Edhe opozita është fajtore për atë fjalimin e Kurtit, është dashur të lëshojë sallën”, tha ai.
“Janë fajtorë pasi kur kryeministri bën këso fjalime atëherë ai atakon Kushtetutën dhe kjo është e dëmshme. Ne nuk dijmë ende si funksinon shteti i së drejtës dhe ligji, andaj kemi këso probleme”, shtoi ai.