Ish-ministrja e Integrimeve: Liberalizimi jodomosdo do të ndikojë në zbrazjen e Kosovës, ju duhen këto dokumente

Aktuale

Ish-ministrja e Integrimeve: Liberalizimi jodomosdo do të ndikojë në zbrazjen e Kosovës, ju duhen këto dokumente

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:24
Mimoza Ahmetaj

Në Strasburg është nënshkruar të mërkurën ligji i ri për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Vendimin e ka përshëndetur ish-ministrja e Integrime në Kosovës, Mimoza Ahmetaj.

Ajo ka shpjeguar lidhur me dokumentet që duhet të kenë qytetarët për të hyrë në zonën Schengen.

“Nga 1 janari të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë pasaporta biometrike dhe të regjistrohen në sistemin ETIAS në mënyrë që të mund të lëvizin lirshëm”.

Ajo tha se hyrja, nuk nënkupton edhe të drejtë pune.

“Liberalizimi nuk nënkupton të drejtë pune, por te drejte qendrimi me se shumti 90 dite brenda 180 diteve. Për leje pune edhe më tutje duhet kërkuar dhe aplikuar për vizë në ambasada përkatëse”, u shpreh ajo.

Krejt në fund Ahmetaj nuk mendon se liberalizimi do të ndikojë në zbrazjen e Kosovës.

“Kosova edhe ashtu eshte duke u zbraze dhe nuk mendoj domosdo qe LV do te ndikoj, perkundrazi njerzit do te mund ta shofin me syte e vet se si duket Evropa dhe do te mesojne ta vlersojne dhe duan me teper vendin e vet”, theksoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat