Nezir Mehmetaj është njëri nga të arrestuarit për krime lufte nga shtetit I Serbisë.
Për të dhe për Petrit Dulën, javë më parë ministrja Haxhiu kishite kërkuar nga homologja e saj serbe që të ktheheshin në Kosovë, e të gjykohen në vendin tonë.
Por, ende nuk ka asnjë përgjigjje nga fqiu verior.
E seanca e cila ishte caktuar për tu mbajtur dje, sipas vëllaut të Nezirit, Valonit, është shtyer për një datë tjetër.
Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar vetë Valoni.
“Ju informoj se shtyhet seanca gjyqësore ndaj rastit të Nezir Mehmetaj deri më datën 08.05.2023, mbesim me shpresë”, ka thënë ai