“Statistikat e shteteve fqinje tregojnë se edhe Kosova mund të zbrazet pas liberalizimit” 

Aktuale

“Statistikat e shteteve fqinje tregojnë se edhe Kosova mund të zbrazet pas liberalizimit” 

Më: 21 prill 2023 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, profesori universitar Bashkim Mustafa ka deklaruar se lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do t’i sjell Kosovës edhe më shumë telashe në tregun e punës.

Sipas tij, edhe pse liberalizimin i vizave nënkupton vetëm vizita dhe lejeqëndrimi maksimum 90 ditë, kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk do të zgjedhin migrimin për një jetë më të mirë, posaqërisht Gjermanin e cila në muajin mars ka liberalizuar në masë të madhe tregun e punës.

“Qeveria e vendit nuk e ka trajtuar asnjëherë me seriozitet tregun e punës në vend, unë kam nxjerr disa statistika se si ka ndikuar liberalizimi në tregun e punës si në Maqedonin e Veriut dhe Shqipëri. Sipas INSTAT-it brenda 10 viteve popullësia në Shqipëri është zvogëluar për 7.5% ose 42,000.

Brenda 10 viteve mbi 200.000 banorë e kanë zgjedhur statutin e tyre të punës në BE. Njejt pothuajse ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut ku për një dekad mbi 230.000 persona kanë bërë zgjidhje të përhershme dhe kanë migruar në BE. Duke u nisur nga këto statistika dhe premisat e zhgënjimit që qytetarët e tonë kanë mbi tregun e punës në vend lëvizjet e kosovarëve do të jenë të njejta apo edhe më shumë sesa këto të vendeve fqinjë”, ka deklaruar profesori Bashkim Mustafa

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat