Sveçla nga ura e Ibrit: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Aktuale

Sveçla nga ura e Ibrit: Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe

Më: 22 prill 2023 Në ora: 22:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, sonte në orët e vona ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook të realizuara gjatë qëndrimit të tij në pjesën veriore të Kosovës ku nesër do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

Një ditë para zgjedhjeve në veri, ministri Sveçla ka shkruar se tashmë se ajo pjesë e Republikës së Kosovës frymon ndryshe.

Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”, ka shkruar ministri Sveçla.

Ministri i MPB-së, në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ministri Bujqësisë, Faton Peci dhe deputeti Armend Muja.

Nesër në katër komunat veriore të Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale. Për këtë proces, institucionet e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet.

Ndërkohë Lista Serbe ka vendosur që të bojkotojë këto zgjedhje, gjë për të cilën edhe është kritikuar shumë nga ndërkombëtarët.

BE në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur zhgënjimin për faktin se Lista Serbe ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat