Në objektin e Komunës po votohet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Deri më tani ka pasur fluks të vogël të votuesve në këtë qendër, ku numri i votuesve është mbi 1 mijë.
Albert Baruti, banor i kësaj komune, është shprehur optimist për këto zgjedhje.
“Erdha të shfrytëzoj rastin dhe të drejtën e votimit. Shpresoj që këto zgjedhje kanë me kalu siç është më së miri dhe në mënyre demokratike” tha Baruti.