Albert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet në veri pa mbështetjen e qytetarëve, do të dalin institucione të shkëputura nga qytetarët dhe pa ndonjë relevancë politike.
“Sot po rivendosen pozicionet e palëve në dialog dhe definohet natyra e kompetencave të Asociacionit”, shkruan mes tjerash ai.
Postimi në Facebook:
Institucionet e Kosovës duhet të janë të vetëdijshme që zgjedhjet vetëm si metodë, nuk janë burim i pushteti të autoriteteve publike pa pasur edhe mbështetjen e qytetarëve. Nga zgjedhjet që po mbahen në komunat në veri të Kosovës, do të dalin institucione të shkëputura nga qytetarët dhe pa ndonjë relevancë politike.
Mirëpo, zgjedhjet e sotme në veri janë përtej kësaj. Janë ballafaqim i Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar se cila e ka pushtetin efektiv mbi këtë pjesë të territorit të Kosovës. Është përballje në mes të autoritetit legal të Kosovës dhe kontrollit faktik të Serbisë. Sot po rivendosen pozicionet e palëve në dialog dhe definohet natyra e kompetencave të Asociacionit.