Xhelal Sylejmani, është qytetar nga komuniteti boshnjak, i cili ka dalë sot në zgjedhje në Mitrovicë të Veriut.
Ai tha se nga këto zgjedhje pret punësime dhe çdo të mirë për të gjithë qytetarët.
“Punësime e krejt të mirat për të gjithë. Do të kenë besoj, edhe dielli po rrezaton.
Konsideroj se do të dalin, se sot është e diel, është ditë pushimi njerëzit ende janë në gjumë”, u shpreh ai.