Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur drejtpërdrejtë nga vendvotimi në tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut.
Ai ka deklaruar se nga numri jashtëzakonisht i vogël i votuesve vërehet se zgjedhjet nuk janë duke u bojkotuar vetëm nga serbët por edhe nga shqiptarët.
“Nga ajo që po vërejmë mua më duhet ta them se nuk është bojkoti vetëm i serbëve por siç duket edhet shqiptarët janë duke i bojkotuar sepse është një numër jashtëzakonisht i vogël i njerëzve në këtë qendër votimi ku jemi, deri tash ora 13:00 pothuajse kanë dal krejt 16 persona të votojnë”, ka deklaruar ai.
“Siç duket edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve, jo vetëm por edhe boshnjakëve dhe turqve e vërejnë këtë të themi legalitet të konceptit të mbajtjes me ligj dhe kushtetues. Por sipas të gjitha gjasave edhe ata jenë të vetëdijshëm se kjo çështje mund të marrë masa të tjera”, ka thënë tutje ai.