Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok do të dihen shpejt.
Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurteshi beson se rezultatet preliminare do të mësohen shumë shpejt.
Kjo për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në procesin e votimit.
“Rezultatet mund të dalin më së voni në orën 22:00”, tha Kurteshi për RTV Dukagjini.