Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ky subjekt politik ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.
”Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunën Veriore të Mitrovicës”.
”Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në komunën e Leposaviqit”, ka shkruar Muja në Facebook.
Në zgjedhjet e katër komunave veriore kanë votuar 3.47 për qind të votave.